Lajme

Do të diskutohej shkarkimi i tij, Abazoviç flet pas dështimit të seancës së Kuvendit

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar faktin se nuk është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën do të diskutohej për shkarkimin e tij.

Mediat malazeze raportojnë se nuk ka pasur diskutim, sepse Kuvendi nuk ka përcaktuar rendin e ditës.

“Nesër do të ketë edhe më pak njerëz në mbështetje të qeverisë, për mendimin tim. Çështja është e paqartë. Është vazhdimësi e përgjigjes ndaj vullnetit të popullit. Edhe sikur të ishte ndryshe, nuk ka problem. E vetmja tendencë është që ne të gjithë të shkojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që mund ta shtyjë vendin përpara”, tha Abazoviç.

“Do të përfundojë në mënyrë shumë të ngjashme edhe gjatë ditës së nesërme”, shtoi ai.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku do të diskutohet shkurtimi i mandatit të Kuvendit.

Të shtunën do të mbahet gjithashtu edhe një seancë parlamentare, teksa do të votohet shkarkimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button