Lajme

Dodiku thotë se Komshiqi do të vjen në Prishtinë, Kabineti: Ka ftesë nga Kosova, por s’do të shkojë

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zheljko Komshiq, ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës për ta vizituar vendin. Ndërkaq, Milorad Dodik i Republika Srpska ka akuzuar Komshiqin se do të shkojë në Prishtinë.

Këtë e kanë demantuar nga kabineti i Komshiqit, ku kanë deklaruar se edhe pas ftesës së Prishtinës zyrtare, Komshiq nuk do të udhëtojë për në Kosovë.

Dodik ka thënë se Komshiq “po fut gishtin e tij në syrin e Serbisë dhe Republika Srpska, dhe në gjithë popullin serb dhe s’është në frymë të bashkëpunimit të mirë fqinjësor”.

Nga Kabineti i Komshiqit i kanë reaguar Dodikut, duke deklaruar se ai po gënjen pasi e di se Komshiq s’do ta vizitojë Kosovën.

“Milorad Dodik e di se po gënjen, ai e di se Zeljko Komshiq nuk do ta vizitojë Kosovën, por ai prap po insiston në fabrikime, duke krijuar probleme kur s’ka hapësirë për probleme, me qëllimin për të provokuar tensione dhe konfrontime, të cilat qartë janë e vetmja gjë që ai mund ta menaxhojë”, kanë thënë nga zyra e Komshiqit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button