Lajme

Don Xhoni për radion gjermane:Shqiptarët janë investitorë të mëdhenj në Gjermani

Reperi shqiptar Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë.

Duke e nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij ndoshta pak të çalë, reperi me prejardhje nga Drenica foli në përgjithësi rreth këtij viti, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, u pyet nga prezantuesi i emisionit për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist”.

Ajo tani rrezikon deri në 40 ditë burg, për shkak se refuzon të paguajë gjobën prej 188 eurosh, me të cilën është dënuar për deklaratat e saj, raporton Telegrafi.

Duke qenë se deklaratat raciste të deputetit të AfD-së ishin bërë edhe për shqiptarët, reperi i hitit “Kokaina” tha se qëndrimet e tij janë të gabuara.

“Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar. Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”, ka thënë Don Xhoni.

Gjithashtu mund te shikoni

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button