
Njihen të dy si pretendentë. Iliri dhe Donaldi mbeten favoritë për të fituar BBV.
Së fundmi banorët e “Big Brother VIP” kanë zhvilluarnjë bisedë rreth lojtarit më të fortë brenda shtëpisë.
Egzona i ka kërkuar Donaldit të zgjedhë mes tij dhe Ilirit.
“Mendoj se Iliri është lojtar më i fortë se unë”, është shprehur Donaldi.
Banorët e tjerë kanë ndërhyrë duke shtuar se Iliri është më pak i përfshirë emocionalisht dhe kjo e ndihmon.
Kur mbetet edhe më pak se një muaj nga përfundimi i BBV jeta brenda shtëpisë e banorëve ka marrë rrjedhë interesante. Tashmë publiku gjykon se cili e meriton titullin.