Lajme

Donikë Sejdiu fiton zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Schlieren

Donikë Sejdiu, doktorante në Universitetin e Zyrihut, tani është edhe pjesë e Parlamentit të Bashkisë Schlieren të Kantonit të Zyrihut

Të rinjtë shqiptarë në Zvicër gjithnjë e më tepër po e dëshmojnë se janë në rrugë të mbarë, jo vetëm të një integrimi të denjë në shoqërinë zvicerane, por edhe shembulli më i mirë i përfaqësimit të emrit shqiptar.

Në zgjedhjet e fundit në Kantonin e Zyrihut, ishin një numër i konsiderueshëm i të rinjve shqiptarë me pretendimet e tyre të bëhen pjesë e Këshillave Bashkiak në Kantonin e Zyrihut. Në mesin e kandidateve potencial ishte edhe Donikë Sejdiu, përndryshe doktorante në Universitetin e Zyrihut. Ajo konkurronte për herë të parë, por ishte kandidate potenciale në Këshillin bashkiak për Bashkinë Schlieren të Kantonit të Zyrihut në Zvicër. Dhe një synim i tillë me datën 13 shkurt u bë realitet. Donikë Sejdiu fitoi respektin e qytetarëve të Bashkisë Schlieren, jo vetëm të partisë së saj që përfaqësonte pro edhe të qytetarëve të tjerë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button