Lajme

Dua Lipa e konfirmon, së shpejti sërish në kryeqytet: Tirana ka një vend special në zemrën time

Ylli i muzikës botërore, shqiptarja Dua Lipa, përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë ka përshëndetur sot në ceremoninë hapëse të eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Dua Lipa ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Përshëndetje çuna, përshëndetje Kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Tirana zë një vend të veçantë në zemrën time, jo vetëm për shkak të rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Europës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare.

Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje,” u shpreh në videomesazhin e saj Dua Lipa.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button