Lajme

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Sonte (e martë) po mbahet mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022.

Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për të arriturat vjetore në muzikë.

E nominuar në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button