Lajme

Dua Lipa uron në shqip Pavarësinë e Shqipërisë

Nëse është dikush që vazhdon të na bëjë krenarë nëpër botë dhe s’resht kurrë së arrituri gjëra të mëdha, ajo është Dua Lipa. Madje, të gjithë e duam më shumë për faktin që ajo nuk e harron kurrë origjinën e saj dhe i tregon botës me krenari rrënjët nga të cilat ka ardhur.

Dua nuk harron kurrë ta urojë vendin dhe shqiptarët në ditët e shënuara siç është kjo e sotmja.

Në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Dua Lipa ka uruar shqip në InstaStory, teksa ka ndarë fotot që na i kanë bërë zemrat mal të gjithëve!

“Urime 28 nëntori”- shkruan ajo në shqip,- Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri!”

Një vit më parë për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese në vendin tonë qenë të ndaluara festimet me grumbullime të shumta, ndërsa këtë vit ministria e brendshme vetëm dy ditë para festimeve ka bërë me dije se shqiptarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë pengesë.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button