Lajme

Dua Lipa:Pse shkoni në Greqi? Jugu i Shqipërisë e ka ujin njësoj

Revista prestigjioze “Financial Times” ka publikuar ditëne djeshme një intervistë me këngëtaren Dua Lipa.
E pyetur ndër të tjera për vendin që mezi pret të kthehet, këngëtarja e famshme ka përmendur Shqipërinë, ku dhe kaloi pushimet verën e kaluar bashkë me familjen dhe miq të saj.
“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm”.

“Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende”, ka thënë Dua.

Dua tregoi gjithashtu dhe muzën e saj të stilit. “Ikona ime e stilit është Kristen McMenamy. Fushata e saj Versace e vitit 1993 më frymëzoi për videon e “New Rules”.

“Unë kam bërë miq me Kristen tani, dhe ajo është po aq e mrekullueshme në jetën reale. Ajo pëlqen të kërcejë, ajo është vetëm një top i madh i ndritshëm drite”, tha ajo.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button