Lajme

Duda Balje për shpenzimet: Njerëzit më quajnë “naftë”

Deputetja Duda Balje deklaroi se pas publikimit të shpenzimeve për karburante, djalit të saj 13-vjeçar i është vështirësuar shkuarje në shkollë. Ajo deklaroi se ka pranuar qindra telefonata pas publikimit të shpenzimeve dhe se njerëzit në rrugë e quanin “naftë”.

“Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme. Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një ‘hajdute’. Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndryshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment”, shkroi Balje.

Deputetja ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca të reagojë për këtë situatë të krijuar.

“Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët. Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button