Lajme

Dy kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani

Dy kadetë nga Kosova e kanë përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla.

“Sot, në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin u mbajtë ceremonia e diplomimit të dy kadetëve, nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla, të cilët përfunduan me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundesëehr-it”.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, bashkë me nënkolonelin Besim Gashi organizuan ceremoninë e diplomimit të dy kuadrove të rinj akademik, të cilët do t’i shtohen korpusit të oficerëve profesionist të Republikës së Kosovës. Mirënjohje të jashtëzakonshme Republikës Federale të Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button