Lajme

Dy orë pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha zbulon mesazhin që i çoi sekretarit Blinken

TROPOJË – Ish-kryeministri Sali Berisha, zbuloi sot nga Tropoja se vetëm dy orë pas shpalljes “non grata” nga DASH, i kishte dërguar një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ish-kryeministri zbuloi edhe pak detaje nga subjekti i letrës para demokratëve të Tropojës. Berisha u shpreh se i kishte shkruar sekretarit amerikan se kjo është një “vepër e Edi Ramës dhe George Soros”

“Pasi më shpalli non grata, i bëra letër Blinken. Pas dy orësh i bëra një letër ku i them se kjo është vepër e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërkohë mendova gjatë e gjatë me veten time. Cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq shumë në të dy partitë. Të kërkoja ndihmë nga miqtë e mi që ta hiqnin atë vendim. Thashë kurrsesi. Më cenoi dinjitetin tim? Po! Atëherë do ta çoj në gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtoi krejt skemën mua. Kjo ishte një betejë për dinjitetin.

Jam krenar, mbetem një admirues i SHBA. Kanë bërë më shumë se çdo komb për Shqipërinë”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor” bashkë me familjen e tij.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button