Lajme

E blenë për 1 funte, aeroplanin e ‘pensionuar’ e shndërruan në një hapësirë për festa

Një aeroplan klasik i British Airways ka pësuar një transformim dramatik në një “aeroplan feste” i cili do të jetë i disponueshëm për argëtuesit për ta marrë me qira.

Sipas mediave britanike aeroplani është rimodeluar në një hapësirë ngjarjesh për të pritur gjithçka, nga festat private të ditëlindjeve deri te prezantimet e produkteve dhe ngjarjet e korporatave, dhe tani ndodhet në aeroportin Cotswolds në pronësi private pranë Wiltshire.

Ai u ble për vetëm 1 funte në vitin 2020 nga shefja ekzekutive e aeroportit Suzannah Harvey kur British Airways tërhoqi flotën e saj herët në pension për shkak të pandemisë.

Suzannah tha: “Kam paguar 1 funte për të dhe ne kemi një detyrim të caktuar ta mbajmë atë siç është praktike për përdorim publik”.

Sidoqoftë, ajo ka shtuar se “kompanisë i është dashur të shpenzojë gati 500,000 funte për ta përgatitur dhe bërë kështu siç është, por unë mendoj se janë para të shpenzuara mirë dhe e ruajnë atë për brezat e ardhshëm”.

Shumica e strukturës origjinale ka mbetur e njëjtë, por transformimi ka përfshirë heqjen e seksionit ekonomik për të krijuar hapësirën e ngjarjeve dhe kthimin e galerisë në një bar.

Gjithashtu është bërë një rilidhje e plotë me ndriçim të personalizuar, ndërsa një njeriu i është dashur një javë e gjysmë për t’a pastruar mirë brenda dhe jashtë.

“Ne kemi pasur një mbështetje kaq të jashtëzakonshme nga të gjithë. Të gjithë kontraktorët, të gjithë njerëzit që kanë dalë vullnetarë të cilët janë inxhinierë aktualë të BA 747 – dhe ja ku jemi më në fund”.

Aeroplani në fjalë thuhet se hyri në flotën e British Airways më 15 shkurt 1994, duke kryer 13,398 fluturime – duke fluturuar për 118,445 orë mbi gati 60 milionë milje. Fluturimi i tij i fundit i pasagjerëve ishte nga Miami në Heathrow më 6 prill 2020.

Dhe kushdo që tani dëshiron të organizojë një festë në bord do të duhet të paguajë më shumë se 1,000 funte në orë, por Suzannah tha se ata ishin përmbytur nga kërkesat.

Aeroporti Cotswold është në pronësi dhe operim familjar dhe është aeroporti më i madh privat në Evropë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button