Lajme

“E di që jeni të frustruar”, Bebe Rexha jep lajmin e mirë për fansat

Bebe Rexha po shikon suksesin e albumit të saj më të fundit që mban titullin “Better Mistakes”. Megjithëse është pritur shumë mirë nga publiku, albumi nuk ka pasur fatin e mirë të promovohet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Mirëpo, fansat e yllit shqiptar shprehen vazhdimisht se iu mungon koha kur ajo ishte prezente me koncerte. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Bebe përmes një postimi në Twitter ku premton se do të ketë së shpejti një turne.

“E di që më zemëron shumë. Ka aq shumë sa do të doja t’ju shpjegoja, por nuk mundem. Por unë jam mirënjohëse për durimin dhe e di që keni qenë të frustruar. Unë gjithashtu. Ju premtoj se do të ketë një turne”, ka shkruar 32-vjeçarja. /abcnews.al

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button