E konfirmon Lajcak: Të martën takohen Kosova dhe Serbia për dialogun

Emisari special i Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se të martën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic.
Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.
Ai ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.
Glad to start my day by meeting with Kosovo’s PM @albinkurti at #MSC2022, where we first met two years ago. We had a detailed and concrete discussion on next steps in the Dialogue on normalisation with Serbia ahead of Tuesday’s meetings with the Chief negotiators of both Parties. pic.twitter.com/hnIWxyhkBS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 19, 2022