Lajme

E zhdukur prej ditësh, gjendet 35-vjeçarja shqiptare në Greqi

Mediat lokale greke raportojnë se është gjetur 35-vjeçarja shqiptare Esmeralda Shira e cila ishte deklaruar e zhdukur disa ditë më parë në Hania të Kretës.

Për 35-vjeçaren shqiptare nuk kishte informacion që prej datës 16 dhjetor.

Sipas burimeve policore ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se ajo u gjet në zonën e Çanisë, teksa policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe arsyet që shqiptarja u zhduk.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button