Lajme

Edhe klubi i Premierligës hyn në garë për Muriqin

Klubi i Premierligës, Leeds United do ta sfidojë atë të Championshipit anglez, Hull City dhe klubet turke, Fenerbahçe e Galatasaray për sulmuesin kosovar të Lazios

Leeds United është futur në garë për transferimin e Vedat Muriqit.

Klubi i Premierligës do ta sfidojë klubin tjetër anglez, Hull City, por edhe klubet turke për sulmuesin kosovar.

Muriqi është në largim e sipër nga Lazio, ku nuk arriti ta tregonte veten për një vit e gjysmë sa qëndroi at.

Drejtuesit e Leedsit ia kanë bërë të qartë trajnerit Marcelo Bielsa që këtë muaj mund të marrë lojtarë vetëm në formë huazimi.

Dhe, kjo ka bërë që klubi anglez t’ia mësyjë Muriqit, me shpresën që Lazio do t’ia huazojë atë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, klubi nga Roma duket se më shumë është i interesuar për ta shitur përfundimisht përfaqësuesin kosovar.

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, prizrenasi do të largohet nga “Biancocelesti” këtë muaj.

Ai i ka zhvilluar vetëm 206 minuta këtë sezon në 11 ndeshje, ku është inkuadruar kryesisht në fund.

Në total, i ka shënuar vetëm dy gola deri tash me ekipin nga Serie A.

Duke e pasur parasysh se luan në Premierligë, Leedsi është në avantazh ndaj Hull Cityt, i cili luan në Championshipin anglez.

Në të kaluarën, interesim serioz për Muriqin kishte shfaqur edhe klubi tjetër anglez, Tottenham, shkruan “Gazeta Express”.

E në ndërkohë, në garë për 27 vjeçarin janë edhe dy klubet turke, Fenerbahçe, ku kishte luajtur me sukses, dhe Galatasaray.

Lazio e kishte blerë ish-futbollistin e Rizesportit për 18 milionë euro, ndërsa tash është e gatshme ta shesë atë për 10 milionë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button