Lajme

Edhe Reis Luzhnica, për herë të dytë, pjesë e Parlamentit të Cyrihut

Politikani dhe aktivisti i njohur si asamblisti i dytë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut (pas Përparim Avdilit nga FDP), konfirmon për albinfo.ch rezultatin e arritur

Me 4 209 vota ë fituara, i treti për nga numri i votave në listën e Partisë Socialdemokrate në Qarkun 3 të Cyrihut, Reis Luzhnica bëhet për herë të dytë radhazi asamblist në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.

Politikani dhe aktivisti i njohur si asamblisti i dytë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut (pas Përparim Avdilit nga FDP), konfirmon për albinfo.ch rezultatin e arritur.

Reis Luzhnica, krahas politikës ka një biznes të vogël: ai drejton një punëtori shtypi në Altstetten. Përveç aktivitetit të tij në SP ai njihet edhe për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, në Zvicër.

Në mandatin e kaluar ai ishte bërë pjesë e parlamentit në verën e vitit 2021, pasi kishte qenë i pari në listën e pritjes të zgjedhjeve të vitit 2018 dhe një asamblist kishte marrë detyrë të re.

Kësaj radhe ai ka siguruar fitoren bindëse në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Sot në Cyrih janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato për qeverinë e qytetit. Në zgjehdjet për parlament kanë marrë pjesë 10 kandidatë me rrënjë shqiptare. Ata kanë përfaqësuar në garë dy parti: SP-në (Partia Socialdemokrate) dhe FDP-në (Partia Liberale).

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button