Lajme

Eksperti amerikan “godet” Serbinë, tregon a mund të mbajë ajo referendumin në Kosovë

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në Serbi, që do të mbahet të dielën (16 janar), ka nxitur presionin e vendeve ndërkombëtare në Kosovë.

Shtetet e QUINT-it, sot i kanë kërkuar krerëve të institucioneve të Kosovës, që të lejojnë mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës. Por, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, përmes një komunikate të përbashkët për media, kanë konfirmuar se nukj do të lejojnë OSBE-në që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

Sipas tyre, hapja e qendrave të votimit për këtë referendum, përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Krerët kanë theksuar se qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga institucionet e Kosovës, pas takimit të mbajtur me zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button