Lajme

Eksperti amerikan: Kosova s’duhet bërë peng i mungesës së marrëveshjes me Serbinë

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka thënë se Kosova s’duhet bërë peng i mungesës së marrëveshjes me Serbinë.

Alon Ben-Meir ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e mundshme të një marrëveshje mes dy shteteve.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben-Meir ka thënë se për sa kohë që Rusia vazhdon të bllokojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për sa kohë që Moska dëshiron të pengojë pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Prishtina duhet të jetë e hapur të bashkëpunojë me Serbinë në çfarëdo niveli për aq kohë sa bashkëpunimi nuk cenon pavarësinë e saj”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ben-Meir ka thënë se Kosova nuk duhet ta lejojë veten të bëhet peng i mungesës së një zgjidhjeje me Serbinë, pasi që kjo sipas ekspertit amerikan është pikërisht ajo që duan Beogradi dhe Moska.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

https://www.facebook.com/ABenMeir/posts/10159427344976201

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button