Lajme

Eksporti i Kosovës drejt Gjermanisë kap vlerën 40 milionë euro, ja për cilat prodhime janë të interesuar gjermanët

Prodhimet e Kosovës tanimë kanë kapërcyer kufijtë. Eksporti nga Kosova në Gjermani po rritet çdo vit e më shumë.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë arriti vlerën prej rreth 40 milionë euro.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njoftoi se sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave ka 39% rritje të eksportit në periudhën Janar-Shtator 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

OEGJK tha se  produktet më të eksportuara nga Kosova në Gjermani ishin: Pajisjet e ndërtimit prej plastikës, thasët dhe çantat për paketimin e mallrave, veshje prej telave të gizës apo çelikut, mobileria dhe produkte metalike.

Për këtë ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha në kohë pandemie ekonomia ka bërë hapa të mëdhenj, në krahasim me politikën.

Sipas tij, eksporti i madh drejt Gjermanisë ka të bëjë me lidhjet e forcuara me diasporën atje.

“Në këtë kohë pandemie sektori privat dhe në përgjithësi bizneset kanë bërë hapa shumë më të avancuar krahasuar me politikën. Në këtë drejtim duhet të kuptohet që pandemia Covid19 ka qenë një sfidë mirëpo komuniteti i biznesit kosovar ka kuptuar që sfida është edhe mundësi prandaj kanë shfrytëzuar këtë kohë që vërtet të avancojnë në prodhim  në teknologji dhe rrjetizim. Ajo që është më interesante është se janë forcu lidhjet me diasporën me Gjermaninë.

Në këtë drejtim, sektori i ndërtimtarisë, përpunimit të drurit, përpunimit të metaleve janë sektore që kanë avancuar, kësaj i shtohet edhe roli që luan informatika që sot janë shërbimet bazike që e ka rrit eksportin që duhet mbështetur në të ardhmen”, tha ai.

Gërxhaliu u shpreh se është esenciale që të bëhet liberalizimi i lëvizjes së lirë në mënyrë që të përparojnë bizneset vendore.

“Një ndër sfidat më të mëdha që po ballafaqohen bizneset e Kosovës është mungesa e liberalizmi dhe lëvizjes së lirë dhe po të ketë mundësi të lëvizjes rritja e eksportit do të ishte më evidente, po e them këtë bazuar në faktin që një ndër kostot më të mëdha që po ballafaqohet prodhuesi kosovar ëshë procesi i montimit dhe nesë nuk e ke ekipin e montimit të firmës të kushton shumë më shtrenjë kostoja e firmave të huaja, në Gjermani, Zvicër, Austri. Po e anulon, po e dëmton biznesin vendor dhe ai fitim që ka qenë i planifikuar po venitet dhe liberalizmi është një ndër parakushtet esenciale që duhet të arrihet që lëvizja e lirë, e kapitalit, e mallrave dhe rritja e eksportit do të jetë më e madhe ndër vite”, përfundoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button