Lajme

Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, nis fluksi në kufirin me Greqinë

Me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë vendosur të pushojnë në vendlindje.

Ata shprehen se duan të festojnë me familjarët e tyre për fundvit

Festa e Krishtlindjes po rikthen emigrantët për te festuar me familjet në vendlindje.

Kjo e premte ka shtuar udhëtarët në pikat kufitare duke shkuar deri në 4000 persona vetëm në 24 orët e fundit.

Një pjesë po rikthehen pas një kohë të gjatë që nuk kanë ardhur në Shqipëri për shkak të epidemisë Covid-19.

Dy ditët e fundit me tepër së 6500 kanë hyrë në tokën shqiptare, ndërkohë për të hyrë drejt vendit tonë duhet pasaportë vaksinimi, test PCR apo karantinë të detyruar.

Qeveria greke ka vendosur të anuloj planet për festimet publike pas pranisë së variantit të ri Omicron. Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në fuqi nga mëngjesi i kësaj të premte.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se priten masa shtesë për Vitin e Ri, kryesisht në ngjarje argëtuese dhe sportive, për të shmangur një tjetër bllokim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button