Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe, 10 miliard dollarë për Turqinë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndarë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Mohamed Hassan Al Suwaidi, kryetar i Abu Dhabi Development Holding, iu drejtua gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe princit të kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ai kujtoi se Princi i Kurorës Bin Zayed kishte vizituar Turqinë me ftesë të Presidentit Erdogan.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lënë mënjanë një fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi”, tha Al Suwaidi.

Pas takimit të cilësuar si “historik”, u nënshkruan 10 marrëveshje në të cilat në fazën e parë parashikohej një investim prej 10 miliardë dollarësh në Turqi. Drejtori i Komunikimit presidencial Fahrettin Altun tha: “Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vendosura të forcojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike dypalëshe dhe të përfitojnë nga rajoni. Besojmë se do të jetë fillimi i një epoke të re”.

Sipas tij, janë 10 marrëveshje në fushën e energjisë, mjedisit, financave dhe tregtisë, të cilat do t’i japin fuqi të madhe ekonomisë.

“Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vendosura të forcojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike dypalëshe dhe të përfitojnë nga mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Kjo vizitë ishte e rëndësishme, pasi dëshmoi përpjekjet e shtetit tonë për të vendosur paqen dhe stabilitetin rajonal.”

Turqia dhe Emiratet kanë qenë dy vende jo miqësore me njëra-tjetrën. Kujtojmë se në Lndjen e Mesme, më saktë në Gjirin arab, aleati më i fuqishëm turk është Katari, një vend gjithashtu me fërkime të ashpra me Emiratet, të cilat ishin dhe pjesë e katërshes (Egjipt, Saudi, Bahrein, Emirate) që i diktuan Katarit një bllokadë afro 3-vjeçare.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button