Lajme

Emrat/ Ja kush janë punonjësit e tatimeve që shiten të dhënat personale për 20-30 mijë lekë. Si i kaluan të dhënat

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë personat që shitën dhe blenë të dhënat e 650 mijë qytetarëve shqiptarë, mëson gazetarja Anila Hoxha.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se skandali i pagave ndodhi si pasojë e shitjes së të dhënave personale nga dy punonjës të Tatimeve, specialistë IT tashmë të arrestuar, te palë të tjera edhe këta nën pranga.

Dy prej tyre, sipas Imeraj, kanë qenë punonjës IT-je pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon mësohet se shtetësia e dyshuar Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me 20 korrik 2020, në pozicionin e specialistit të IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në datë 22.12.2021. Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me këtë fakt siç rezulton edhe nga aktet, e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muça të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i userit nga i cili kanë dal këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Nga shtetësja Eni Qirjako është kërkuar ndryshimi i userit me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.

Nga hetimet është konstatuar se pas këqyrjes se e-mailit të punës së specialistës së IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021. Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës eni.qirjako@akshi.gov.al në adresën e andi.agaraj@akshi.gov.al . Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin ëe transfer.

Eni Qirjako e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Andi Agaraj i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

Klodian Sota i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Endri Ikonomi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b i K.Penal.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button