Lajme

Erdogan së shpejti viziton Kurbinin, do të inagurojë 524 apartamente të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vijë së shpejti në Shqipëri ku do të inagurojë 524 apartamente të reja në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Lajmi u bë me dije në takimin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pati me Erdogan gjatë vizitës zyrtare në Turqi.

Gjatë këtij takimi Nikolla i shprehu mirënjohje presidentit turk për ndihmën e ofruar Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit, si dhe rolin e Turqisë si lobuese në njohjen e Kosovës.

“Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, mësohet të ketë Nikolla gjatë takimit me Erdogan.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button