Lajme

Ermal Meta dhe lidhja me Shqipërinë: Emocionet kur mora çelësin e qytetit

Ermal Meta ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”, ku ndër të tjera foli edhe për lidhjen e tij me vendlindjen.

“Isha 13 vjeç kur u largova nga Shqipëria. Dëgjoja gjëmimin e rrahjeve të zemrës në vesh, aq I madh ishte ankthi dhe asgjë tjetër”.

I ftuar në “Verissimo”, ku këndoi edhe pjesën e re “Milani nuk ekziston”, Ermal Meta flet për marrëdhënien e komplikuar me vendlindjen. “Ishte një heshtje e pabesueshme, vdekjeprurëse”, shton kantautori.

Pikërisht në Shqipëri, në Tiranë, Meta u rikthye verën e kaluar, për të mbajtur koncertin e tij të parë në një stadium. “Emocioni ishte vërtet i madh”, kujton interpretuesi i këngës “Ndalohet të vdesësh”. “Më dhanë çelësin e qytetit dhe në veshët e mi, atë kohë dëgjoja muzikën time. Unë ende dridhem tani.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button