LajmeShow Biz

Ermal Meta tregon pse nuk ka dashur të bëhej prind

Ermal Meta ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Itali. Në moshën 13-vjeçare, ai u shpërngul me nënën, vëllain dhe motrën në Itali, duk shkëputur çdo marrëdhënie me të atin, të cilin e ka konsideruar si të dhunshëm. Për Verissimo, ai foli për momentin e vështirë kur iu desh të largohej nga Shqipëria.

“Kur u largova nga atje ndjeva një heshtje të pabesueshme. Mbaj mend atë natë atje, isha 13 vjeç, ndjeva gjëmimin e rrahjeve të zemrës brenda veshëve të mi, aq sa ishte ankthi. Pastaj kur u ktheva dhe dola në skenë e kisha muzikën në vesh. Ndjej të dridhura edhe tani”, është shprehur këngëtari.

Meta është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij private duke e lënë publikun ta njohë nëpërmjet muzikës. Pyetur nga moderatorja Silvia Tofani për planet e së ardhmes për t’u bërë baba, ai tha se për një kohë të gjatë nuk kishte dashur të bëhej baba pikërisht prej marrëdhënies së tij të tensionuar me të atin.

“Kam menduar për një kohë të gjatë se nuk doja të bëhesha baba. Sepse kurrë nuk kam dashur të rrezikoj që një fëmijë të mund të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë, por ndoshta diçka brenda meje ka ndryshuar”, u shpreh ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button