Lajme

Escobar dhe Lajçak sot në Kosovë: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, temë kyçe me krerët e shtetit

I Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vijnë sot në Kosovë.

Ata pritet të takohen me krerët e shtetit, ku një nga temat kryesore do të jetë vazhdimit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet dhe zotimet e dhëna në Bruksel. Një gjë e tillë kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis. Presim dhe shpresojmë që krye-negociatorët dhe udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë të angazhohen me njëri-tjetin me sinqeritet, hapur dhe në frymën e kompromisit”, ka deklaruar Escobar.

Escobar ka folur për vizitën e tij në Kosovë, ku ka deklaruar se në Prishtinë,do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Do të udhëtoj në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janari deri më 4 shkurt dhe planifikoj të qëndroj në Prishtinë nga 31 janari deri më 2 shkurt. Ky do të jetë udhëtimi i parë në Kosovë në rolin tim të ri si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe e pres me padurim atë. Do të udhëtoj së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak. Në Prishtinë, planifikoj të takohem me udhëheqësit politikë të Kosovës për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, ka deklaruar Escobar .

Ai ka folur edhe për vizitën që do ta zhvillojë në Beograd më 2 shkurt.

“Më 2 shkurt do të udhëtoj për në Beograd dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër. Shpresoj që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e të ecurit përpara, e jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, që mbetet thelbësor për rrugëtimin e tyre përkatës drejt BE-së”, ka thënë Escobar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button