Lajme

Escobar i raporton Senatit Amerikan: Kosova e Serbia dialogojnë si të barabarta, njohja reciproke synim

Zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, ështe duke i paraqitur raportin e tij për Ballkanin Perëndimor Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, për Evropën dhe Sigurinë Rajonale, shkruan Gazeta Metro.

Në fjalën hapëse të raportit të Escobar, ai përmendi disa nga pikat kryesore si rehabilitimi i refugjatëve afganë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, e po ashtu edhe nevojën për dialog mes Kosovës e Serbisë.

“SHBA u mbështet shumë te partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë nevoje për të pritur përkohësisht mijëra të evakuuar afganë”, tha Escobar.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për një dialog mes Kosovës e Serbisë dhe se SHBA’të mbështesin BE’në në zhvillimin e këtij dialogu, me synim kryesor njohjen reciproke mes dy vendeve,

“Nevoja për dialog, kompromis dhe reforma vlen në të gjithë rajonin. Ne mbështesim fuqishëm Dialogun nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të gjetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të cilën të dy vendet kanë nevojë për të ardhmen e tyre evropiane. Ne besojmë se kjo përpjekje duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, tha Escobar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button