Lajme

Escobar/ Serbia hapë beteja të reja me Kosovën: SHBA e BE t’ia bëjnë të qartë këtë gjë Serbisë!

Beteja e Serbisë për të copëtuar apo për të marr edhe territor nga Kosova nuk ka të ndalur.

Ajo me dialogun e Brukselit po synon një gjë të tillë.

Kështu shprehet profesor dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se fajtori kryesor për këtë gjendej që gjendet Kosova është ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Serbia edhe sot e kësaj dite po e përdorë dialogun për qëllimet e veta strategjike, dhe për këtë është fajtori kryesor Hashim Thaçi i cili dialogun me Vuçiqin e lëshoi në ler në dobi të Serbisë që ai të shtronte kërkesa të reja, kurse Thaçi shkonte me duar në xhepa, anipse ai kishte shumë aresye për ta bllokuar Vuçiqin për të ia pamundësuar lëvzjen e tij me kërkesa të reja”, shprehet Maxharraj.

Profesori nga Amerika, thekson se, beteja e Serbisë për Kosovën po vazhdon në forma tjera si përmes “Mini Schengenit”, e më pastaj të shndërruar në “Open Ballkan”.

Ai pohon se, fillimisht nisma u quajt “Mini Schengen” e themeluar në Novi Sad të Serbisë me iniciativën e vet Vuçiqit.

“Kjo nismë e cila ishte antipot i Procesit të Berlinit. Ky far “Mini Schengen” parashihte lëvizjen e lirë të kapitalit, njerëzve, mallërave dhe shërbimeve. Por, kësaj iniciative iu bashkua vetëm Shqipëria me Edi Ramën dhe Maqedonia e Veriut me Zaevin. Fuqimisht këtë iniciativë e kundërshtuan Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Por në korrik të këtij viti në Forumin për bashkëpunim rajonal i cili u mbajt në Shkup iu ndryshu emërtimi nga “Mini Schengen” në “Ballkani i Hapur”, ku përseri Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia janë së bashku në këtë projekt pro-serb që ishte ide dhe insistim i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit”, shton ai.

Sipas tij, asnjë iniciativë në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë e suksesshme me politika përjashtuese, jo unifikuese, me politika hegjemoniste në krye me Serbinë.

“Nuk mund të shkojë Ballkani perëndimor përpara duke e përjashtuar Procesin e Berlinit i cili shprehimisht parashtron rrugën drejt integrimit të Ballkanit perëdimor në BE. Nuk mund të shkojë Ballkani përpara me këso fare “Ballkana të Hapur” me dy tri minshtete të vogle të cilat Serbia do të gëllditëte, si mund të shkojë Ballkani përpara pa u zgjedh së pari çështjet politike, si mund të ecë Ballkani Perëndimor pëpara me kërëcnime lufte, e barriera tregtare dhe doganore, si mund të këtë këso iniciativa kur për shkak të situates politike dhe kërcënimeve me luftë nga ana e Serbisë qe ia bënë Kosovës, B dhe H dhe Malit te Zi”, shton ai.

Sipas tij, nuk ka as lëvizje të lirë të njerëzve, ku në të shumtën e rasteve njerëzit hetizojnë të kalojnë kufirin e njëri tjetrit nga firika e arrestimeve nga Serbia.

“Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e quajti të deshtuar pasiqë nuk mund të funksionoj vetëm me tri shtete”, thotë Maxharraj.

Profesori pohon se, Serbia e ka hapur edhe një shteg tjetër në betejën me Kosovën e që do ta humbë.

“Është fjala për Asociacionin një etnik të komunave serbe të cilin e nënshkruan kuislingët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me 2013 dhe 2015 me kompetenca ekzekutive të cilin e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese me 23 nene antikushtetuese. Ky është ai kopili që Thaçi dhe Mustafa ia lanë te dera e kryeministrisë Albin Kurtit i cili me asnjë kusht dhe presion ndërkombëtar nuk do ta pranoj, sepse ky Asociacion siç e kanë nënshkruar finoket Thaçi dhe Mustafa cenon sovraniteti dhe integritetin terirorial të Kosovës i cili është njësoj sikur projketi i ndarjes së Kosovës”, thotë ai.

Megjithatë, profesori shton se, dialogu pritet të vazhdoj sepse ka presion të madh nga ana e ndërkombëtareve.

“Por, megjithatë ky dialog është ngujuar në udhëkryq, askush nuk din se si do të përfundoj dhe kur do të përfundoj. Serbia siç çdo herë është e interesuar që dialogu të zhagitet sa më shumë që është e mundur, sepse ajo në pranverën e ardhshme i ka zgjedhjet parlamentare, kurse ajo kryesorja e saj është shtyerja e dialogut duke shpresuar në zgjedhjet e ardhshme amerikane me ndonjë administrat të tipit Trump që do ta ndihmonte në ndarjën e Kosovës”, thotë ai.

“Kurse nga ana tjetër qeveria e re e Albin Kurtit II nuk lëshon pe kurrsesi për kërkesat e Serbisë se gjoja “ajo do të merr diçka nga Kosova” as për ndarjen, apo shkëmbim territoresh, duke ia bërë me dije se Serbia nuk ka se çka këkon e aq më pak të merrë diçka nga Kosova, sepse shikuar historikisht ajo moti i ka krasitë trojet shqiptare në të kaluarën aq sa ka deshtë”, pohon ai.

Sipas tij, kjo do të thotë se qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzoj këtë administrat të Bidenit si mik i fortë i Kosovës që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por pa e dëmtuar Kosovën që si rezultat do ta këtë njohjen reciproke.

“Për këtë qëllim administrata Biden, por edhe BE t’ia bëjnë me dije Serbisë se ajo nuk mund të sillet si të dojë me kërkesa abnormale të papranueshme, nëse e ka qëllimin të inkuadrohet dhe rreshtohet kah vlerat perëndimore”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button