Lajme

Escobar të enjten në Tiranë, takim me Ramën pa praninë e mediave

Është mësuar agjenda paraprake e vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, që zhvillohet të enjten në Tiranë.

Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas rreth orës 15:00 do të ketë një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar dhe më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Vizita e Escobar do të ndodhë vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së.

Nga ana e tij, Basha ka thirrur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor./ A2 CNN

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button