Lajme

Eurodeputeti çuditet me mbështetjen e Serbisë ndaj Rusisë: Si mundet një vend i tillë të jetë kandidat për BE

Eurodeputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Estonisë, Ermas Paet, ka vënë theksin tek orientimi dhe qëndrimi pro-rus i Serbisë, përçka edhe e ngriti pyetjen se si një vend i tillë mund të jetë shtet kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).

“Derisa në vendet evropiane ka demonstrata në mbështetje të Ukrainës dhe kundër luftës, në Serbi bëhen demonstrata në mbështetje të Rusisë”, ka shkruar Paet në Twitter.

Ai rikujtoi se vendi i vetëm mbi të cilin fluturojnë linjat ajrore ruse është Serbia.

“Air Serbia është e vetmja linjë evropiane që fluturon për Rusi”.

“Është e pamundur të jesh vend kandidat për në Bashkim Evropian dhe të ndjekësh vlera të këtilla”, përfundoi eurodeputeti Urmas Paet.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button