Lajme

Euronews-i gjerman, në 2022 shqiptarët punojnë tokën me parmendë

Euronews Gjermania i ka kushtuar një artikull situatës së bujqësisë në Shqipëri dhe problemeve që hasin bujqërit shqiptarë. Gazetarët e kësaj mediaje kanë vizituar fshatin Fishtë në qarkun e Lezhës ku kanë takuar një banor të zonës i quajtur Ndue Fuga. “Për të lëruar tokën atij i duhet një gomar dhe një punëtor që merret me kafshët”- nis artikulli i medias gjermane.

“Mbështetja shtetërore kufizohet vetëm për fermat më të mëdha. Do të ishte më e lehtë dhe më e shpejtë me traktor, por fermeri nga veriu i Shqipërisë nuk mund të përballojë karburantin për traktorin. Në vend ka rreth 280,000 ferma të vogla. Vetëm kompanitë më të mëdha marrin mbështetje nga sektori publik, ndaj Fuga nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shfrytëzojë gomarin”- vijon artikulli.
Nga ana tjetër fshatari shprehet se nganjëherë e punon tokën me një traktor të vogël dhe ndonjëherë me gomar i cili tërheq parmendën. Ai shton se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe jeton me të shoqen. Puna fizike në moshën që është ai, është e vështirë, ndaj dhe për këtë arsye fermeri kërkon ndihmën e qeverisë. “Punojmë me gomarët që të kemi diçka për të ngrënë. Sepse ne nuk mund ta përballojmë naftën”- shpjegon ai.
“Bashkimi Evropian e quan veten “donatori më i madh për Shqipërinë” dhe i dha vendit një ndihmë prej 594 milionë eurosh nga viti 2007 deri në 2013. Në mars 2020 u vendos të niste negociatat e anëtarësimit. 30 vjet demokraci, por pothuajse asnjë përmirësim ekonomik”- mbyllet artikulli i medias gjermane.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button