Lajme

Fluks i madh i mërgimtarëve, deri tani kanë ardhur mbi 127 mijë bashkatdhetarë

Policia e Kosovë ka njoftuar se përmes kufijve tokësorë kanë ardhur 127,874 persona, kurse nga aeroporti i Prishtinës priten edhe 200,000.

Përqafimet e lotët nuk janë të pakta në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. E kjo për shkak se për festat e fundvitit shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur t’i kalojnë në Kosovë.

Edhe ata që kanë lindur jashtë vendit e janë të rinj për nga mosha, plane nuk kanë si të i kalojnë pushimet por iu mjafton që gjendën në Kosovë.

Por për dallim nga këta, personat më në moshë duket se kishin plane të qarta, madje kishin zgjidhje edhe për problemin me energji elektrike.

Ndërkohë nga aeroporti i Prishtinës nuk patën shifra të sakta se sa persona ka hyrë në Kosovë, por që treguan se deri në fund të këtij viti presin edhe 200,000 qytetarë të arrijnë në Kosovë.

Por nga pikat kufitare që nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë 127,874 persona.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button