LajmeSport

Francë/ Më e mira në “Meeting de Miramas”, Luiza Gega vijon shkëlqimin në arenën ndërkombëtare

Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitje shumë të mira në çdo eveniment ku merr pjesë. Suksesi më i fundit i atletes kuqezi vjen në “Meeting de Miramas” në Francë.

Gega e ndali kronometrin në kohën 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, rezultat që është rekord në Miramas.

Koha mund të kishte qenë edhe më e mirë, por Luiza krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet dhe bëri një garë thuajse e vetme.

Por nuk mbaron këtu, pasi paraqitja e saj u shpall si “best performance” e të gjithë eventit, në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

Ndalesa e radhës për kampionen e atletikës shqiptare është më 5 mars në Ballkaniadë, kompeticion që do të shërbejë si testues për finlen e Botërorit të sallave të mbyllura që do të mbahet më 18 mars në Beograd, aty ku Gega do të kërkojë historinë duke synuar një vend në top-5.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button