Lajme

Gashi në Nepal, lobon për njohjen e Kosovës

Alush Gashi, themeluesi i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ish-këshilltari politik i ish-kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit, po vazhdon vizitën e tij në Nepal.

Gashi gjatë vizitës së tij në Nepal, ka takuar zëvendës-Presidentin e Nepalit Nanda Kishor Pun, ku ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“I nderuar që gjatë vizitës të dytë në Nepal të takoj Zëvendës-Presidentin e Nepalit ë z. Nanda Kishor Pun. Ai shërbeu si kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Nepal. Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e njohjes së Republikës së Kosovës nga Qeveria Nepaleze”, ka shkruar Gashi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button