Lajme

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, dje vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog.

Ata me stafet e tyre u pritën nga Zv. Komandanti i KFT-së, kolonel Hysen Dreshaj me stafin e tij.

Me këtë rast, para dy gjeneralëve, u prezantuan të arriturat e deritashme si dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen.

Prezantimi kishte në fokus konceptin e planifikimit lidhur me procesin përgatitor për pjesëmarrje sa më të suksesshme në Stërvitjen e vitit të ardhshëm “Defender-EUROPE’23” përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Më pas, para Gjeneral Jasharit dhe Gjeneral Corell u demonstruan disa nga aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

Vizita e Gjeneral Corell në KFT dëshmon fuqishëm mbështetjen e pakursyer dhe të pazëvendësueshme të forcave amerikane në kuadër të partneritetit tashmë të natyrshëm në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button