Lajme

Gjermani/ Murgesha shqiptare i bie çiftelisë dhe kitarës: Më kujton vendlindjen

Edit Luljeta Krasniqi, murgesha shqiptare që jeton në Gjermani është e apasionuar pas këngës dhe instrumenteve muzikore. Prej shumë vitesh i bie çiftelisë dhe kitarës. Madje, ka krijuar një kanal në Youtube ku tregon për të tjerët pasionin e saj. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se si nisi të luajë me instrumente muzikore.

Gjatë lidhjes me Skype, ajo tregoi se nuk e kishte menduar se do të merrje këtë vëmendje të madhe mediatike. Siç theksoi motër Luljeta, kjo gjë nuk e bën të ndihet keq, por përkundrazi, ndihet krenare pasi promovon vlerat shqiptare. Më tej, ajo tha gjithashtu se njerëzit janë kuriozë për faktin se një murgeshë i është përkushtuar instrumenteve dhe muzikës.

“E kam pasur gjithmonë qejf çiftelinë ndërsa kitarën e kam mësuar në një shkollë për muzikë. Qëllimi i mësimit të kitarës ka qenë për në kishë. Çiftelia ka qenë një instrument që më ka pëlqyer gjithë jetën. Para luftës kemi dëgjuar shumë këngë me çifteli dhe më ka lënë gjithmonë përshtypje. Kur isha 17-vjeç kam nisur të mësoj, por jo që e zotëroj. Kur i bie çiftelisë më rikthen mbrapa, më bën me kujtuar vendin dhe popullin tim.“, tregoi ajo. /abcnews.al

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button