Lajme

Gjermania bojkoton produktet ruse, stafi i Schröder dorëhiqet

Zemërimi i Gjermanisë për pushtimin e Ukrainës është duke u rritur ndërsa supermarketet kanë hequr vodkën nga raftet.

Ndërkohë punonjësit e zyrës ë ish-kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për refuzimin e tij për t’u larguar nga posti që mban në industrinë ruse të energjisë.

Rishitësit Rewe dhe Netto thonë se do të ndalojnë së tregtuari produkte të prodhuara në Rusi si konfesionet, ushqimi i gatshëm dhe pijet, ndërsa Aldi ka hequr vetëm pijen alkoolike vodka.

Ekip i futbollit, Schalke 04 ndërpreu bashkëpunimin me sponsorin Gazprom ndërsa kreu i kompanisë së ndërtimit Munich Philharmonic, Valery Abisalovich Gergiev u pushua pasi nuk u distancua nga Putin.

Deri tani Schroder i ka mbijetuar presionit për t’u larguar nga pozicioni që mban në bordin drejtues të kompanisë Gazprom, e cila kontrollohet nga shteti rus.

Ish-kancelari socialdemokrat ka kritikuar Putinin por thekson se të dy krahët kanë bërë gabime.

Sipas Shrëder, zgjerimi i NATO-s në lindje pas përfundimit të Luftës së Ftohtë e ka provokuar Kremlinin.

Bashkë me rritjen e presionit për t’u larguar nga kompania ruse, gjithashtu ka thirrje që Shrëderit t’i hiqen të gjitha favoret në Gjermani, përfshirë pensionin e majmë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button