Lajme

Gjermania e bllokoi Serbinë për Kosovën

Në një përgjigje nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”-it, kanë thënë se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Teksa e thonë këtë, nga Berlini zyrtar theksojnë se është shumë e rëndësishme që një bashkëpunim i tillë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit.

“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Lidhur me këtë, analisti politik Islam Krasniqi, ka potencuar se edhe pse Gjermania ishte kundër Ballkanit të Hapur, tani po e përkrahin këtë marrëveshje, me qëllim se mund të ketë përafrime në mes Serbisë dhe Kosovës.

“Qeveria e Gjermanisë ishte kundër Ballakanit të Hapur, pasi që një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar në Berlin dhe është pritur që po ajo marrëveshje të respektohet apo zbatohet nga vendet e Ballkanit Perendimore. Edhe shteti Gjerman tani po e përkrah një marrëveshje në mes të gjashtë vendevë të Ballkanit Përendimor apo marrëveshjen Ballkani i Hapur me arsyetimin se mund të ketë përafrime lidhur me pajtimin në mesë të dy vendëve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, tha ai.

Tutje ka theksuar se i vetmi shtet është Gjermania, që e ka bllokuar Serbinë drejt BE-së, gjë e cila nuk mund të arrihet pa e njohur shtetin e Kosovës.

“Shteti Gjerman është shteti i vetëm që e ka bllokuar shtetin serb në rrugën drejtë BE-së, duke e kushtëzuar lidhjen me Republikën e Kosovës, pa u pajtuar me Republikën e Kosovës nuk do të ketë vazhdim drejtë BE-së për Serbinë, e që ne nuk kemi interes asgjë nga “Open Ballkan”, mirëpo nëse bëhet pjesë e saj republika e Malit të Zi duhet edhe ne t’i bashkohemi Ballkanit të hapur që të mos e izolojmë vetën apo të mos mbetemi të vetëm”, deklaroi Krasniqi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button