BotaLajme

Gjermania i dërgoi Ukrainës 5 mijë helmeta/Klitchko: Na dërgoni jastekë më mirë

Vendet perëndimore kanë nisur të dërgojnë armatim të rëndë në Ukrainë. Por ndërsa SHBA ka dërguar raketa dhe pajisje të tjera ushtarake, Gjermania nisi si ndihmë vetëm 5 mijë helmeta ushtarake.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se kishte mbetur pa fjalë. Ish-kampioni i botës në boks, tha se akoma i duket si shaka ky vendim i qeverisë gjermane.

“Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë më duket se nuk e ka kuptuar se ne po përballemi me forca ruse të pajisura në mënyrë perfekte, që mund të nisin një pushtim të Ukrainës në çdo moment. Çfarë ndihme do na sjellë tjetër Gjermania, jastekë?” tha Klitschko.

Më herët gjatë kësaj jave, Klitschko e akuzoi Gjermaninë se e ka tradhtuar vendin e tij, duke mos ofruar ndihmë dhe duke mos bërë presioin e duhur ndaj Moskës.

Gjermania thotë se prej kohësh refuzon të dërgojë armë në zonat në konflikt. Berlini varet thellësisht nga Moska për furnizimin me gaz. Mbi 40 përqind e importit të gazit vjen nga Rusia.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button