Lajme

Gjermania thotë se s’do t’i japë armë Ukrainës për momentin

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka thënë se Berlini tash për tash e përjashton dërgimin e armëve në Ukrainë gjatë mosmarrëveshjes së këtij shteti me Rusinë. Deklarata e saj erdhi pak ditë pasi Britania filloi ta furnizojë Ukrainën me armë anti-tank.

Edhe një grup i senatorëve amerikanë i kanë premtuar armë Ukrainës, ku mund të përfshihen raketat, armët e vogla dhe barkat, për ta mbrojtur shtetin e madh evropian që ta mbrojë veten ng agresioni i mundshëm në kohën e grumbullimit masiv të trupave ruse afër kufirit.

Megjithatë, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka theksuar politikën e Berlinit për të mos dërguar armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Mund ta kuptoj dëshirën për ta përkrahur Ukrainën dhe kjo është saktësisht ajo që tashmë jemi duke bërë”, tha ministrja Lambrecht në një intervistë për të përjavshmen “Welt am Sonntag”.

“Ukraina do të marrë një spital të plotë fushor së bashku me trajnimet e nevojshme në shkurt, të gjitha të bashkëfinancuara nga Gjermania për 5.3 milionë euro”, tha ajo, duke theksuar se Gjermania me vjet i ka trajtuar trupat ukrainase të lënduara rëndë në spitalet e veta.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button