Lajme

Gjiganti britanik i naftës tërheq 19.75% të aksioneve nga firma shtetërore ruse Rosneft

Gjigandi i naftës BP do të tërheqë 19.75% të aksioneve në firmën shtetërore ruse të naftës, Rosneft. Lajmin e bëri të ditur kompania në një deklaratë.

“Bordi njofton sot se BP do të tërhiqet nga aksionet e saj në Rosneft. Kompania ka aksione prej 19.75% në Rosneft që nga viti 2013.”

Po ashtu, bëhet e ditur se shefi Ekzekutiv Bernard Looney gjithashtu do të japë dorëheqjen menjëherë nga bordi i Rosneft. Kompania britanike është përballur me thirrje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të shkarkuar aksionet e saj të pronësisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Looney tha se ai “si shumë” të tjerë ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga situata që po shpaloset në Ukrainë”, gjë që e shtyu kompaninë “të rimendonte rrënjësisht pozicionin e bp me Rosneft”.

“Jam i bindur se vendimet që kemi marrë si bord janë jo vetëm gjëja e duhur për të bërë, por janë edhe në interesin afatgjatë të bp”, shtoi ai.

Kryetari i BP, Helge Lund shtoi se “holding Rosneft nuk është më në linjë me biznesin dhe strategjinë e kompanisë.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button