Lajme

Gjithçka duket gati, publikohet foto e vendit ku do të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë.

“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, tha ministria në një postim në Twitter.

Kjo vjen pas njoftimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen në Pripyat në Bjellorusi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pranuar ditën e djeshme që Ukraina të bisedojë me Rusinë, raporton Gazeta Express.

Zelensky ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me ate rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se Lukashenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button