Lajme

Gjuha shqipe e shkruar ndër monedhat e lashta

Shkruan: Aleksander HASANAS

Nga përvoja jonë dhe prej gjithë studimeve tona ashtu e konfirmuar edhe nga të gjithë sdudiuesit e lashtë dhe të kohës së sotme, na rezulton se gjithë mbretëritë dhe mbretërit me origjinë të lashtë shqiptare (iliro, thrake, maqedonase) krejt monedhat e tyre mbajnë të mbishkruar emrin #personal të vet mbretit së periudhës përkatëse.
Kështu kemi të shkruara monedhat e mbreterve më të njohur si Balla, Bato, (Bargyli; Bardhyli: Trojan/Dardan), ashtu edhe vet monedha e mbretit Dardan, DARDANOS, Aleksandrit, Ptolemeu, Pirros, Gencit, etj., plot.
Monedha që po sjellim sot ka të shkruar emrin e ‘Brutit BRETT’, dhe në të tilla raste kur monedha të ndryshme dalin qartas se i takojnë gjuhës sonë së lashtes shqipe, gati te gjithe studiuesit e huaj dakortësohen ashtu në heshtje me manipulimin më të parë që kryhet prej dikujt mbi të vërtetën e tyre, kjo sepse do ju hapte shume punë në krejt parahistorinë e njerzimit shkruar.
Kjo monedhë ‘Brettion” (Greqisht: Βρέττιοι), i takon një fisi të lashtë ata banuan në ekstremin jugor të Italisë, nga kufijtë e Lucania deri në ngushticat Siciliane dhe në brigjet e shkëmbinjeve të bardhë (Leucopetra) pra përafërsisht ky vendbanim korrespondon me rajonin modern të Kalabrisë, aty ku tradicionalisht dhe historikisht ka qënë dhe është ende e banuar nga Arbër – Shqiptarët.
Por si do që të jetë kjo monedhe flet shqip, për aq kohë sa i përket një periudhe të lashtë 2400 vjeçare kur gjuha latine-romake ende nuk ishte krijuar dhe shkrimi në origjinal: ‘ΒΡΕΤΤΙΩΝ’ nuk mund të lexohet as nëpërmjet gjuhës ‘teknike greke’ sepse do të na jepte emërtime të paqena të deformuara deri në qesharake.

Gjuha greke këtë monedhë të lashtë të shkruar shqip do e lexonte: ΒΡVΤΤΙ ΒΡΕΤΤΙΩΝ = VRRITI VRITION – ???.
Pra siç e shohim leximi i kësaj monedhe do deformohej jashte cdo llogjike dhe larg të dhënave historike.
Madje këta pseudostudiues për t’ju shmangur pikërisht kontraditës që sjell gjuha greke me vet veten e saj marin guximin dhe shkruajnë se: “Emri i Bretti u është dhënë atyre, duket se jo nga Grekët, por nga Lucanianêt dhe u mbishkrua në gjuhën e tyre rebele”.
Tash po pyesim kush ishin këta popuj rebelë dhe dhe kujt i përket kjo gjuhë (Luciane quajtur)?
Aleksander Hasanas

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button