Lajme

Gjuriq i flet seantorit amerikan Cardin për “Ballkanin e Hapur”

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është takuar me senatorin Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Helsinkit dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Lartë të Kongresit.

Sipas një njoftimi të ambasadës serbe në Amerikë, Gjuriq i ka shpejguar senatorit konceptin e “Ballkanit të Hapur”.

“Përveç shkëmbimit të opinioneve për çështjet aktuale në nivel rajonal dhe global, Gjuriq i shpjegoi senatorit Cardin në detaje konceptin e Ballkanit të Hapur si një lidhje e re për ndërtimin e partneriteteve në pjesën tonë të Evropës”, njoftoi kjo ambasadë, raporton Tanjug.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button