Lajme

Gjuriq: Reagon pas deklaratës së Kurtit, ‘se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë’

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që tha se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë.

Gjuriq ka thënë se “Kosova nuk e fsheh më se aspirata për t’u shkëputur nga Serbia nuk është aspiratë për pavarësi, por për aneksim me shtetet e tjera”.

“Ja një dredhi interesante. Z. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në fakt po del hapur kundër “pavarësisë së Kosovës””, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter.

Ai po ashtu i tha Kurtit se ky nuk është një projekt që ai kaq fuqishëm e ka reklamuar në bashkësinë ndërkombëtare.

“As punët nuk funksionojnë kështu zoti Kurti”, ka përfunduar Gjuriq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button