Lajme

Godfrey: SHBA mbështesin pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit në ‘Open Balkans’

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha sot se të gjitha nismat që qojnë drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe nxisin zhvillimin janë të mirëpritura nga SHBA, ‘Open Balkan’ është një e tillë theksoi Godfrey.

Ambasadori amerikan Godfrey ka qenë pjesëmarrës në aktivitete kundër dhunës ndaj grave në Serbi së bashku me zëvendës kryeministren e Serbisë Zorana Mihajlovic ku është pyetur për nismën e emëruar Open Balkans.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që qojnë drejt integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që heqin barrierat dhe nxisin zhvillimin ekonomik. Open Balkans është pikërisht një nismë e tillë, siç është edhe procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët rajonal” ju tha ai gazetarëve në Kladova të Serbisë.

Shtetet Bashkuara të Amerikës edhe përmes Emisarit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë porositur se mbështesin këtë nismë edhe më parë.

Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti e kanë refuzuar këtë nismë ku marrin pjesë tre shtete ballkanase, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button