Lajme

Grenell përkrah protestën: Çmimi i rrymës u rrit se Kurti refuzoi projektin amerikan

Diplomati amerikan Richard Grenell, përmes një shkrimi në twitter, ka përkrahur protestën kundër Qeverisë Kurti, e cila u organizua sot nga PSD-ja pas ngritjes së çmimit të rrymës.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë i tërbuar pas rritjes së çmimeve të rrymës.

E kjo, sipas tij, ndodhi për shkak se Kurti refuzoi projektin amerikan që të sigurojë gaz për popullin. Grenell tha se realizimi i këtij projekti do të pamundësonte rritjen e çmimeve.

PSD sot organizoi protestë si rezultat i rritjes së çmimit të rrymës, e si pasojë mijëra qytetarë vërshuan sheshin e kryeqytetit.

Kjo është protesta më e madhe që ka zënë të organizohet që kur Kurti është bërë kryeministër i vendit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button