LajmeRajoni

Grenell po lobon, Vuçiç ofron ndihmë për largimin e Dodik nga presidenca e Bosnjes

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po ofron të ndihmojë në largimin e anëtarit serb të BiH, Milorad Dodik

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sipas mediave serbe, ofroi, përmes lobistit amerikan dhe ish-ambasadorit në Gjermani, Richard Grenell, të ndihmojë në largimin e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas të përditshmes Vijesti, Grenell pati një takim me një grup kongresmenësh republikanë në hotelin Trump në Uashington më 1 dhjetor, ku mori pjesë ambasadori serb në SHBA dhe bashkëpunëtori i vjetër i Vuçiçit, Marko Gjuriç.

Në takim, Grenell, i cili shërbeu si i dërguar i posaçëm për Kosovën dhe dialogun Beograd-Prishtinë për Presidentin Trump, e prezantoi Dodikun si një element të madh përçarës në Ballkan, ndërsa foli për Vuçiçin si partner dhe burim stabiliteti.

Në të njëjtin takim, e përditshmja raportoi se Grenell tha se Vuçiç do të ishte i gatshëm të ndihmonte në tërheqjen ose largimin e Dodik, duke ofruar si alternativë presidenten në detyrë të Republikës Srpska, Zheljka Cvijanoviç.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button